Insajderi
Sport

Flick për lojtarin e Barçës: Është në të njëjtin nivel me Lamine Yamal

Insajderi
10 March 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Flick për lojtarin e Barçës: Është në të njëjtin nivel me Lamine Yamal
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka bërë një deklaratë të fortë për një tjetër talent të akademisë së klubit.

Sipas tij, mbrojtësi i ri Pau Cubarsí është në të njëjtin nivel zhvillimi me yllin e ri të katalanasve, Lamine Yamal, shkruajnë mediat spanjolle.

Flick e vlerësoi shumë progresin e mbrojtësit 19-vjeçar dhe theksoi se ai është gati për sfidat më të mëdha, madje edhe për ndeshje të rëndësishme si ato të Ligës së Kampionëve.

Sipas trajnerit gjerman, Cubarsí është një nga diamantët e rinj të akademisë së Barcelonës dhe zhvillimi i tij i shpejtë ia kujton shumë rrugën që e ka bërë Yamal në ekipin e parë.

Megjithëse Yamal konsiderohet tashmë një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe një nga figurat kryesore të Barcelonës në sulm, Flick beson se edhe Cubarsí ka potencial ta arrijë të njëjtin nivel në vitet e ardhshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark