Insajderi
Sport

Flick po kërkon përforcime në fazën e sulmit, Barcelona mendon ta rikthejë ish-lojtarin e saj

Insajderi
14 May 2026 - 13:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Flick po kërkon përforcime në fazën e sulmit, Barcelona mendon ta rikthejë ish-lojtarin e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka bërë kontakt për të pyetur rreth situatës së sulmuesit të Real Betisit, Ez Abde, përpara një lëvizjeje të mundshme gjatë verës.

Gjigantët katalanas e kanë futur ish-lojtarin e tyre në listën e dëshirave për afatin kalimtar të verës, me synimin për ta përforcuar krahun e majtë të sulmit.

Reprezentuesi maroken ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, ndërsa Barcelona ka ruajtur 20% të të drejtave ekonomike të tij.

Forma e shkëlqyer e Abde me Betisin këtë sezon ka tërhequr interesin e disa klubeve, përfshirë Newcastle United dhe Aston Villan.

Megjithatë, “Verdiblancos” hezitojnë ta shesin 24-vjeçarin, i cili ka regjistruar 14 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat dhe ka qenë vendimtar në kualifikimin e klubit spanjoll në Ligën e Kampionëve.

Vlera e Abde mund të rritet edhe më shumë në Kupën e Botës që po vjen, në varësi të paraqitjeve të tij me “Atlas Lions”.

Barcelona pritet t’i vlerësojë paraqitjet e tij në turne përpara se të vendosë nëse do ta intensifikojë interesimin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark