"Fliste shqip, u angazhua për të ndihmuar Kosovën" Mbahet një minut heshtje në Hagë për vdekjen e avokatit, Andrew Strong - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fliste shqip, u angazhua për të ndihmuar Kosovën” Mbahet një minut heshtje në Hagë për vdekjen e avokatit, Andrew Strong

    Insajderi
    12 December 2023 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në nisje të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ben Emmerson, avokat i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të anulohet seanca e kësaj të marte, pas vdekjes së avokatit Andrew Strong.

    “Andrew ishte në Kosovë në fund të vitit 2004, ishte vullnetar si stazhier në ekipin e mbrojtës të Ramush Haradinaj, ditë që Haradinaj u arrestua. Jetoj në Kosovë për disa vite, fliste shqip dhe ishte një person i shumë i angazhuar për të ndihmuar një Kosovë të pavarur dhe të lirë. Ishte një njeri plot dije. Shumë persona e duan dhe shumë persona e respektojnë. E duan shumë në Kosovë, ka lënë pas partneren dhe tre fëmijë. Gruaja e tij ka kërkuar një kërkesë të posaçme që ta lejojnë të takohet me zotërinë Veseli në mënyrë që t’i përcjellë ngushëllimet e tij për Andrew dhe shpresoj që këtë kërkesë t’ia plotësoni”, tha ai.


    “Të gjithë do të vajtojmë sot vdekjen e parakohshme dhe tragjike të shokut dhe kolegut tonë Andrew Strong. I ndjeri dhe të gjithë ne në ekipin e tij, nuk jemi thjeshtë koleg, kemi qenë miq të ngushtë për 25 vjet”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark