×
  • Biznes
  • Biznes

    Floil tani eksporton edhe në Francë!

    Insajderi
    21 March 2023 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fluidi Group vazhdon të shkruaj histori suksesi të njëpasnjëshme. Siç dihet, produkti vendor i Fluidi Group, vaji Floil, ka pasur një sukses të madh në shitje dhe eksport që nga plasimi i tij në treg më 2017.

    Përveç eksportit dhe shitjes masive brenda Kosovës dhe rajonit, Floil eksportohet edhe jashtë vendit. Rafinerisë Floil tashmë i është kontraktuar një sasi e madhe eksporti drejt shtetit të Francës.

    Rafineria Floil krenarisht e mban titullin si rafineria e vetme në rajon që bën rafinimin 100% të vajit të lulediellit dhe suksesi i saj flet përmes nivelit të shitjes dhe eksportit që performon në botë.

    Floil mbulon 100% të tregut vendor dhe 40% të tregut në Shqipëri dhe po ashtu eksporton rregullisht edhe në Irlandë, Suedi, Maqedoni, Mal të Zi, Finlandë, Norvegji, Austri, Gjermani, Amerikë dhe Lindje të Mesme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark