Insajderi
Lajme

Florent Maliqi reagon pas pretendimeve për korrupsion dhe bisedave të publikuara: Janë të pavërteta dhe qesharake

Insajderi
02 August 2026 - 10:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Florent Maliqi reagon pas pretendimeve për korrupsion dhe bisedave të publikuara: Janë të pavërteta dhe qesharake
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kryeqytetit, Florent Maliqi, ka reaguar ndaj publikimit të pretendimeve për korrupsion dhe bisedave të pubilikuara.

Ai i ka cilësuar ato si të pavërteta dhe pjesë të një fushate për denigrimin e tij.

“Pretendimet për korrupsion dhe bisedat e tjera të publikuara janë tërësisht të pavërteta, qesharake dhe pjesë e një fushate të ulët denigruese që synon të dëmtojë integritetin tim personal dhe institucional”, thuhet në deklaratën e tij.

Ai bëri të ditur se është në bashkëpunim me Prokurorinë dhe institucionet kompetente dhe pret që rasti të zbardhet plotësisht.

“Në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë dhe institucionet kompetente, pres zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, përfshirë identifikimin e personave që qëndrojnë prapa këtij fabrikimi, denigrimi dhe linçimi publik”, deklaroi Maliqi.

Shefi i Kabinetit paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj personave që, sipas tij, janë të përfshirë në fabrikimin dhe shpërndarjen e këtyre pretendimeve.

“Do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe do të angazhohem pa asnjë kompromis që ky fabrikim i ulët të zbardhet deri në fund dhe që secili person i përfshirë në organizimin, fabrikimin dhe shpërndarjen e këtyre pretendimeve të mbajë përgjegjësi para drejtësisë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark