Insajderi
Show

Flori detyrohet të dorëhiqet nga Big Brother VIP Albania 5 – shkak gjendja shëndetësore e djalit

Insajderi
18 January 2026 - 09:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Flori detyrohet të dorëhiqet nga Big Brother VIP Albania 5 – shkak gjendja shëndetësore e djalit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Florjan Alla, i njohur në rrjetet sociale si Flori, është larguar me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Albania 5, vetëm pak ditë pasi kishte nisur aventurën e tij në shtëpinë më të famshme në vend.

Vendimi i tij i papritur ka surprizuar publikun dhe banorët, duke u shoqëruar me shumë pikëpyetje mbi arsyet e largimit.

Sipas asaj që u bë e ditur gjatë spektaklit, shkak për ndërprerjen e garës ka qenë gjendja shëndetësore e djalit të tij.

Flori u thirr në Dhomën e Rrëfimit, ku mori një telefonatë nga vëllai i tij, i cili e informoi se situata nuk ishte serioze nga ana shëndetësore, por se familja po e përjetonte rëndë mungesën e tij dhe nuk ishte mësuar me largimin e tij për një periudhë kaq të gjatë.

Edhe pse lajmi nuk kishte të bënte me një emergjencë shëndetësore, emocioni dhe përgjegjësia familjare duket se kanë qenë vendimtare për Florin, i cili zgjodhi të largohej nga loja për të qenë pranë familjes dhe fëmijës së tij.

Vendimi i tij u prit me mirëkuptim nga publiku, i cili në rrjete sociale shprehu mbështetje për këtë zgjedhje personale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark