“Fluturon” çmimi i naftës, Bordi i Transparencës tregon rritjen e radhës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Fluturon” çmimi i naftës, Bordi i Transparencës tregon rritjen e radhës

    Insajderi
    26 March 2022 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Transparencës së Shqipërisë, i ngritur për të menaxhuar situatën e krizës së karburanteve, ka zbardhur vendimin për çmimet e reja në vend.

    Sipas bordit, çmimi do të pësojë sërish rritje.

    Bordi u mblodh dje më 25 mars dhe ka vendosur se deri më 1 prill çmimi i naftës i shitjes me pakicë do të jetë 245 lekë/litri.

    Njoftimi i plotë:

    Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

    Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

    Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/liter për periudhën 26 mars- 1 prill 2022

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 26 mars – 1 prill 2022,  të  jetë 245  lekë/litri.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të  jetë 218  lekë/litri.

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 26 mars- 1 prill 2022,  të jetë 110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë/litri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark