FMN-ja tha se tani pritet një rritje ekonomike globale prej 3.2 për qind në 2019 dhe 3.5 për qind në 2020, një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje për të dy vitet, që nga parashikimi i saj në muajin prill.
“Rreziqet tjera të rëndësishme përfshinë një ngadalësim ekonomik të papritur në Kinë, mungesë rimëkëmbjes në eurozonë, një Brexit pa marrëveshje dhe një përshkallëzim të tensioneve gjeopolitike”, tha Gita Gopinath, zyrtare e lartë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Fondi u bëri thirrje vendeve të punojnë në nivel multilateral për të ulur tensionet tregtare dhe për të dhënë fund pasigurisë në lidhje me statusin e marrëveshjeve të tregtisë midis Britanisë dhe BE-së, si dhe Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë.