Insajderi
Biznes

FMN: Tensionet tregtare ulin me 0,8 % GDP-në globale

Insajderi
21 November 2019 - 13:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

”Ekonomia globale është në një ngadalësim të sinkronizuar”, tha drejtoriesha e FMN-së, Kristalina Georgieva, në përfundim të një tryeze të rrumbullakët me kryeministrin kinez Li Keqiang dhe krerët e pesë organizatave të tjera ndërkombëtare në Pekin.

”Pothuaj 90% e BPV-së botërore po ngadalësohet në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa para dy vjetëve  para luftës tregtare ishte 75%”, deklaroi Georgieva.

FMN pret që ekonomia e Kinës të rritet me 6,1 % këtë vit dhe të rrëshqasë nën 6% vitin e ardhshëm.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka ngadalësuar rritjen në tremujorin e tretë të vitit me ritmin e saj më të ngadaltë në gati tre dekada, në 6%, nën presionin e rritjes së borxhit dhe luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark