Insajderi
Sport

Fofana, gjithnjë e më afër Milanit

Insajderi
15 August 2024 - 10:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fofana, gjithnjë e më afër Milanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Milani është shumë ta finalizojë transferimin e Youssouf Fofana.

Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano raporton se “Rossoneri” janë vetëm një hap larg që ta bëjnë të vetin futbollistin.

“Rossoneri” e përmirësuan ofertën e tyre dhe marrëveshja me AS Monaco tash duket se është gjithnjë e më afër që të mbyllet.

Palët janë duke i vazhduar negocimet dhe marrëveshja mund të finalizohet gjatë kësaj jave.

Mesfushori në super-formë e do me ngulm transferimin në Milan dhe duket se dëshira e tij do të realizohet dhe ai sipas të gjitha gjasave do të luajë në Serie A në edicionin e ardhshëm.

Francezi 25 vjeç po luan me sukses në Ligue 1 dhe tash konsideron se është momenti i duhur për ta bërë hapin e radhës në karrierë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark