Fondacioni “BehgjetPacolli” nga sot ka filluar shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Organizatorja e projektit Vana Jerliu-Ramadani tha se qëllimi i këtij organizmi është për të ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë.
“Këtë iniciativë e kemi marrë duke pasur parasysh që shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë”, tha Jerliu-Ramadani.
Rreth 1200 familje në komunën e Gjilanit, do të kenë mundësi që për muajin e shenjtë të Ramazanit të kenë një lloj ndihme.
Këto ndihma i janë dhuruar familjeve skamnore të cilat për shkak të kushteve të rënda ekonomike nuk arrijnë t’i gëzohen festave sikur të tjerët./Insajderi.com