Fondacioni Endrit Januzaj, ka arritur që në muajin e Ramazanit të shpërndaj disa ndihma për familjet në nevoje me theks tek personat me aftësi të kufizuara.
Karroca invalidore, pako ushqimore dhe skuterë elektrikë janë mbledhur me anë të këtij fondacioni.
Themeluesi i fondacionit, Endrit Januzaj tha për Insajderin se deri tani janë shpërndarë 51 pako ushqimore.
I njëjti shtoi se ndihmat do të vazhdojnë deri në ditën e festës së Bajramit.
“Prej fillimit të Ramazanit Fondacioni Endrit Januzaj, falë bamirësve ka dhuruar; 50 pako ushqimore, 30 karroca invalidore, 5 rollator, 200kg pampersa personave me nevoja të veçanta, 2 skuter elektrik me çmim të lart, si dhe shumë ndërmjetësime të tjera humanitare. Ndihmat do të vazhdojnë deri në ditën e Bajramit. Falenderojm bamirësit, Zoti i shpërbleft”, tha Januzaj.