Pas numërimit të 50 për qind të votave, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci po prin me 62.845 të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën ka 57.165 të votave. /Insajderi.com
Një fjali e thënë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci katër ditë para balotazhit të zjgedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, bëri bujë të madhe në internet, duke bërë që shumë njerëz të tallen me këtë shprehje të tij.
Shumë njerëz e vlerësuan të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm konkludimin e Lladrovcit. Mirëpo, në ditën e balotazhit, në një pronocim për medie ku shpalli edhe fitoren e tij në Drenas, Lladrovci pati një shpjegim për shprehjen e tij.
Lladrovci tha se fitorja e PDK-së në Drenas tregon që “Forca e bën fuqinë”.
“Kjo është ajo ‘Forca e bën fuqinë’, që jeni tallë të gjithë me këtë”, ka thënë Lladrovci.
Pas numërimit të 50 për qind të votave, kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci po prin me 62.845 të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën ka 57.165 të votave. /Insajderi.com