Insajderi
Botë

Forca Speciale nga SHBA dhe Britania e Madhe bëhen gati për t’u futur në Ukrainë

Insajderi
28 February 2022 - 11:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Forca Speciale nga SHBA dhe Britania e Madhe bëhen gati për t’u futur në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grup prej 10 veteranësh të forcave të operacioneve speciale po organizohen në Poloni dhe po përgatiten të kalojnë në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve “në mbrojtjen e njerëzimit”, sipas BuzzFeedNews.

Grupi, i përbërë nga gjashtë shtetas amerikanë, tre britanikë dhe një gjerman, janë të trajnuar nga NATO dhe me përvojë në luftime të ngushta dhe kundër terrorizmit. Ata duan të jenë ndër të parët që do t’i bashkohen zyrtarisht Legjionit të ri Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës që Zelensky shpalli të dielën.

Gjithçka ndodh teksa presidenti Zelensky i bëri apel të gjithëve që të shkonin për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus. Më herët, BE njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me avionë gjuajtës dhe jo vetëm me municione duke bërë që konflikti të marrë një kthesë të fortë./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark