×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia rrethon Kuvendin dhe Qeverinë

    Insajderi
    24 February 2016 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa pritet fillimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, forca të shumta të policisë kanë rrethuar ndërtesën e qeverisë dhe kuvendit.

    Ata janë duke qëndruar në gjendje gatishmërie në rast të protestës së aktivistëve opozitarë të cilët që nga dje janë vendosur në sheshin Skënderbeu.

    Seanca e sotme është vazhdim i asaj të filluar të premten e kaluar,  në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës dhe disa nga deputetët e partive opozitare janë suspenduar.

    Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar sot zyrtarisht për deputetët që janë të suspenduar.  Gjithsej janë 24 deputetë, prej të cilëve 13 vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark