Një zëdhënës i ushtrisë amerikane i tha Reuters-it se operativ të lartë të ISIS-it si Noureddine Chouchane, një tunizian, ka qenë në mesin e atyre që janë në shënjestër. Deri në 30 rekrutë të ISIS-it kanë vdekur, ka treguar një zyrtar perëndimor për gaztën amerikane New York Times.
Sipas raportimeve lokale dhe fotografive që tregojnë ndërtesat e mbuluara me pluhur në një kompleks të afërt me Al-Ajaylat, jashtë Sabratha-s, 40 kilometra në perëndim të Tripolit. Kryebashkiaku i Sabratha tha se 41 persona kanë vdekur dhe gjashtë janë plagosur.
Pak javë më parë Barack Obama tha se Shtetet e Bashkuara do t’i shkojnë pas ISIS-it kudo që të paraqitet, në të njëjtën mënyrë që i shkuan pas edhe forcës tjetër terroriste Al-Kaidas, kudo që u shfaq.