Insajderi
Shqipëri/Rajon

Forcat e Armatosura spektakël me flamurin kuqezi në qiellin e Vlorës

Insajderi
28 November 2024 - 17:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Forcat e Armatosura spektakël me flamurin kuqezi në qiellin e Vlorës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat e Armatosura përshëndetën 112-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e flamurit, aty ku helikopterët e Forcës Ajrore, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale ofruan spektakël duke valëvitur flamurin kombëtar në qiellin e Vlorës.

FA spektakël me flamurin kuq e zi në qiellin e Vlorës!

Mijëra qytetarë të mbledhur në Sheshin e Flamurit, por edhe ata nga Lungomare, deri në Orikum, dëshmuan aftësitë dhe kapacitetet e trupave elitarë të Forcave tona të Armatosura, të cilët demonstruan në Gjirin e Vlorës edhe një operacion për marrjen nën kontroll të një anijeje të dyshuar, duke ndërhyrë nga deti me grupet e bordingut dhe ajri me trupat specialë dhe helikopterët Cougar e Black Hawk.

FA spektakël me flamurin kuq e zi në qiellin e Vlorës!

Një ditë feste në qytetin e Pavarësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark