Insajderi
Biznes

Ford feston 55 vjetorin e Mustang me një edicion special

Insajderi
27 July 2019 - 09:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë mundësi ta blejnë, sepse do të shitet vetëm në Evropë

Ky vit shënon 55 vjetorin e modelit Mustang, andaj Ford ka vendosur ta festojë në mënyrë të veçantë, transmeton Telegrafi.

Për nder të këtij shënimi, do të lansohet edicioni special Mustang55, që bazohet në modelin bazë, ndërsa është një makinë me tavan që mund t’i hapet.  Shtresa e butë mbulon pjesën e sipërme, derisa linjat i ka shumë më të egra që ia bëjnë dukje shumë më ndryshe se origjinale.

Motori me 5.0 litra i është modifikuar, në mënyrë që të prodhojë deri në 460 kuaj fuqi, ndërsa i është rritur edhe sistemi i aerodinamikës.

Vendimi i Ford që Mustang 55 të mos e lansojë në Shtetet e Bashkuara ku prodhohet, duket mjaft ironik sepse po ta lansojë në Evropë ku shitet në vetëm katër vitet e fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark