×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ford u jep fund dekadave të prodhimit në Brazil

    Insajderi
    12 January 2021 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prodhuesi amerikan i veturave Ford tha se do t’i mbyllë tri fabrikat e mbetura në Brazil, duke u dhënë fund dekadave të pranisë në këtë vend.

    Ford fajësoi pandeminë e koronavirusit, e cila tha se i ka zvogëluar më tej shitjet dhe ka rritur “humbjet e konsiderueshme” në rajon.

    Rreth 5,000 njerëz, kryesisht në Brazil, pritet të humbasin vendet e punës.

    Vendimi është pjesë e një ristrukturimi global të Fordit, i cili po përpiqet të përmirësojë performancën e tij financiare.

    “Me më shumë se një shekull në Amerikën e Jugut dhe Brazil, ne e dimë se këto janë veprime shumë të vështira, por të domosdoshme për të krijuar një biznes të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, tha shefi ekzekutiv i Fordit, Jim Farley.

    Kompania ka hapur fabrikën e saj të parë të montimit në Brazil në vitin 1920.

    Ajo ka shkurtuar qindra vende pune vitin e kaluar, për shkak të rënies së shitjeve, si pasojë e pandemisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark