×
  • Lajme
  • Lajme

    Forenzika ka kryer afër 5 mijë ekspertiza në vitin 2015

    Insajderi
    01 March 2016 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë vitit 2015 Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka kryer 4752 ekspertiza prej të cilave shumica kanë qenë të armëve të zjarrit.

    Kështu u njoftua sot në një konferencë për media, ku kjo agjenci ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2015.

    Kryeshefi ekzekutiv i agjencisë, Blerim Olluri, po ashtu njoftoi se për kryerjen e ekspertizave janë përdorur 42.963 dëshmi ndërsa është edhe bërë ekzaminimi i 150 rasteve të AND-së.

    Olluri ka thënë se agjencia që ai drejton ka bashkëpunim të mirë me institucionet e drejtësisë dhe së me punën e tyre mund të krahasohen edhe me vendet e rajonit.

    “Roli i agjencisë ka qene shume i rëndësishëm për veprat penale, për krime te renda, dhe kemi dhëne kontribut ne prokuroi dhe gjyqësor. Agjencia ka arritur te përmbush planin dhe bashkëpunimi ka qene i mire dhe efikas,” ka thënë ai.

    “Kemi një kredibilitet të lartë, një besueshmëri nga gjykatat dhe mund të krahasohemi edhe me vendet në rajon,” ka shtuar ai.

    Por, ai ka thënë se ka nevojë për aparatura që mundësojnë ekspertiza të grimcave të barotit dhe se një pajisje të tillë janë duke e kërkuar vazhdimisht nga Ministria e Financave dhe donatorëve të ndryshëm.

    “Kemi nevojë për përkrahje që mos të ketë nevojë për kërkesa të ekspertizave jashtë vendit”, ka thënë Olluri.

    Kjo agjenci funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark