Insajderi
Insporti

Forma e mirë i shpërblehet Muriqit, tani ka një vlerë të re në sajtin “Transfermarkt”

Insajderi
01 October 2026 - 10:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Forma e mirë i shpërblehet Muriqit, tani ka një vlerë të re në sajtin “Transfermarkt”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vedat Muriqi ka pësuar rritje të vlerës së tij në “Transfermarkt”, pas paraqitjeve të fundit me Fenerbahçen dhe Kombëtaren e Kosovës.

Sipas përditësimeve të fundit të “Transfermarkt”, sulmuesi kosovar tani vlerësohet në 7 milionë euro. Më herët, vlera e tij ishte 4.5 milionë euro, shkruan Insajderi.

Muriqi ka qenë veçanërisht efikas me Fenerbahçen, ku ka shënuar katër gola brenda një ndeshjeje, ndërsa në total këtë sezon ka realizuar gjashtë gola në gjashtë paraqitje.

Forma e tij është parë edhe te Kombëtarja e Kosovës. Muriqi ka shënuar në ndeshjen e parafundit të “Dardanëve”, duke arritur në një gol në dy ndeshje me Kosovën.

Megjithatë, vlera aktuale prej 7 milionë eurosh nuk është më e larta në karrierën e tij. Muriqi në të kaluarën kishte arritur vlerën prej 17 milionë eurosh. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark