Formimi i iniciativës qytetare nga Demaliaj, vjen reagimi i Haradinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Formimi i iniciativës qytetare nga Demaliaj, vjen reagimi i Haradinajt

    Insajderi
    25 March 2025 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daut Haradinaj ka reaguar pasi ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka themeluar inciativën e re qytetare lokale “Demokracia”, me fokus vetëm në Deçan.

    Haradinaj, ka publikuar një foto me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke thënë ”vazhdojmë me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm”.

    Ai ka thënë se ka respekt për Demaliajn, pavarësisht se ka marrë drejtim tjetër.

    ‘’Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj’’, ka shkruar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark