Insajderi
Lajme

Formimi i Qeverisë Kurti- Nisma bën lëvizjet e para: Vetëvendosje duhet të ulë egon

Insajderi
14 October 2025 - 14:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Formimi i Qeverisë Kurti- Nisma bën lëvizjet e para: Vetëvendosje duhet të ulë egon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka bërë thirrje për uljen e tensioneve politike në vend, duke kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të “ulë egon” dhe të mendojë më seriozisht për interesin e Kosovës.

“Tu luftu për ego personale dhe mentalitetin e militantëve, jemi ku jemi në këtë situatë. Partitë e mëdha duhet të mendojnë më seriozisht për vendin, sepse kanë besim dhe përgjegjësi më të madhe nga qytetarët,” tha Izmaku.

Ajo theksoi se skena politike në Kosovë është e përçarë dhe se vendi ka nevojë për lidership unifikues, duke vlerësuar se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është figura e duhur për të udhëhequr Kuvendin e Kosovës.

“Vendi ka nevojë për një figurë unike, siç është zoti Limaj, që do ta udhëhiqte institucionin më të rëndësishëm ligjvënës dhe do të sillte unifikim në një skenë politike të përçarë,” tha ajo në intervistë.

Izmaku sqaroi se aktualisht Nisma nuk ka zhvilluar asnjë diskutim për koalicion me Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë Kurti, por theksoi se partia e saj është e hapur për të kontribuar në krijimin e institucioneve nëse nis një proces i ri politik./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark