Insajderi
Lajme

‘Formon Core’, inovacioni i vitit në ICT Awards

Insajderi
30 April 2016 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania FORMON ka fituar çmimin Inovacioni i Vitit në ceremoninë  e ICT Awards të mbajtur mbrëmë në Tiranë.

FORMON fitoi këtë çmim me produktin e tyre “Formon Core.”

Albanian ICT Awards u organizua për herë të katërt me radhë. Ky eveniment mbledhë së bashku profesionistë, ekspertë, akademikë, drejtues, vendim-marrës e politikë-bërës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

“Ne jemi shumë krenar që produkti ynë është zgjedhur fitues. Urojmë që ky çmim të jetë shtytje për ne si kompani dhe gjenerata e reja, që të shfrytëzojnë talentin e tyre për të promovuar vlerat tona mbarëkombëtare”, deklaroi Rron Cena, drejtor ekzekutiv i kompanisë FORMON.

FORMON është e themeluar në Mars 2015 dhe është prodhuesi i parë rajonal i produkteve hardëerike në fushën e Industrisë 3D. Qëllimi kryesor i FORMON është të ndërtojë mjete më të thjeshta që e bëjnë procesin krijues sa më të lehtë dhe më të thjeshtë për të gjithë.

FORMON është pjesë e Innovation Centre Kosovo (ICK).

Image


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark