Insajderi
Biznes

Fortnite e ka shtyrë për një javë aktivitetin e përfundimit të sezonit

Insajderi
31 May 2020 - 09:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjithashtu, është shtyrë edhe fillimi i sezonit të ri

Epic Games kanë bërë të ditur, se është shtyrë për një javë aktiviteti Live i përfundimit të sezonit, që ishte paraparë për gjashtë qershor, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, ishin bërë të ditura disa të dhëna lidhur me këtë aktivitet të quajtur “The Device”, ndërsa fillojë edhe numërimi së prapthi deri në datën e caktuar, por gjithçka u ndërpre.

Data e re që është vendosur për thvillimin e këtij aktiviteti, është thënë të jetë 11 qershori, kur edhe pritet të shfaqet në tërësi.

Shtyrje ka pësuar edhe sezoni i ri, Chapter 2 Season 3 pritet të fillojë po ashtu pas një javë, që është shtyrja e dytë për këtë sezon.

Arsyet e këtyre shtyrjeve nuk janë bërë të ditura, vetëm se besohet që gjithçka është bërë shkaku i pandemisë dhe mungesës së mbarëvajtjes së punës.

Drejtori kreativ i Epic Games, Donald Mustard i ka falënderuar të gjithë të angazhuarit që punuan nga shtëpitë për këtë lojë, ndërsa u shpreh se pret me padurim që t’i sheh rezultatet e video-lojës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark