×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Babai që harroi foshnjën në makinë: Isha i bindur që e kisha lënë në çerdhe

    Insajderi
    09 June 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nuk e di se çfarë ndodhi, isha i bindur që e kisha lënë vajzën në çerdhe”. Kështu është shprehur babai i vajzës 14-muajshe të gjetur pa jetë brenda makinës së tij gjatë marrjes në pyetje të kryer para hetuesve.

    Mediat italiane bëjnë të ditur se karabinieri 45-vjeçar italian është nën hetim për braktisje të të miturve.

    Vajza 14-muajshe u gjet dje e pajetë në sediljen e pasme të një makine në zonën Cecchignola të Romës, e harruar nga babai i saj, i cili duhej ta çonte në çerdhe.

    Sipas hetuesve, babai i saj kishte harruar ta çonte në çerdhen e fëmijëve që ndodhet disa dhjetëra metra larg zyrës së tij. Makina është e sekuestruar, ndërkohë që hetuesit do të duhet të kryejnë një sërë kontrollesh në mjet për të sqaruar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

    Mëngjesin e djeshëm, sipas rikonstruksioneve të para të asaj që ndodhi, babai i foshnjës, një karabinier në detyrë në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes, duhet ta kishte shoqëruar vajzën e tij në çerdhe, ndërsa nëna duhet ta kishte marrë përsëri pasdite. Por pas mbërritjes së gruas, edukatoret i shpjeguan se vajza e saj nuk kishte ardhur kurrë në shkollë. Kur gruaja pa makinën e burrit të saj me foshnjën brenda, u frikësua dhe e ndihmuar nga një kalimtar vendosi të thyente xhamin në përpjekje për të nxjerrë foshnjën e gjallë, por fatkeqësisht ishte e kotë.

    Në vitin 2019 parlamenti italian miratoi dekretin për detyrimin e sediljeve kundër braktisjes në makinë, pra të pajisura me alarm akustik për të kujtuar praninë e fëmijës në makinë. Pajisjet, përveç alarmit vizual dhe zanor, mund të lidhen edhe me telefonat inteligjentë të prindërve përmes aplikacioneve speciale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark