Studiuesja Dr Jessica Hui, e Shëndetit Kombëtar të Hebrenjve në Denver të SHBA-ve, deklaroi se”Çdo fëmijë i trajtuar në klinikën tonë, të lindur në vjeshtë, kishin më shumë të ngjarë të kishin alergji e astmë”, shkruajnë mediet britanike.
“Tani jemi duke mësuar më shumë se pse po ndodh kjo, por ne besojmë fuqimisht se buron nga bakteret në lëkurë”.
Shumica e alergjive, besojnë shkencëtarët, fillojnë gjatë foshnjërisë kur alergjenet kalojnë nëpër lëkurë të thatë ose të çarë, duke shkaktuar një reaksion zinxhir të sëmundjes alergjike të njohur si ‘marshimi atopik’.
Fëmijët që vuajnë nga ekzema shpesh kanë nivele të larta të baktereve të dëmshëm të njohur si staph aureus në lëkurën e tyre, gjë që ul aftësinë e tyre për t’i mbajtur larg alergjenet ose patogjenet që shkaktojnë sëmundje.