Insajderi
Zgjedhjet 2026

FOTO: Arian Tahiri e porosit kostumin e fitores te rrobaqepësi më i vjetër i Mitrovicës

Insajderi
17 September 2025 - 10:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FOTO: Arian Tahiri e porosit kostumin e fitores te rrobaqepësi më i vjetër i Mitrovicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, sot ka vizituar rrobaqepësin më të vjetër të Mitrovicës.

Tahiri ka thënë se në vend të brendeve të shtrenjta, ai zgjodhi duart e mjeshtrit të Mitrovicës. Kandidati i PDK-së për Kryetar ka thënë se Mitrovica do të bëhet qytet ku zejtarët nuk punojnë për mbijetesë, por zanatin e tyre do ta ushtrojnë me krenari.

“Në vend të brendeve të shtrenjta, unë zgjodha duart e mjeshtrit të Mitrovicës. Nga Faruku mora edhe një leksion të mirë: më dëgjoi me kujdes, i bëri matjet dy herë dhe tani i ka mbetur vetëm ta qepë kostumin tim të fitores. Edhe unë si kryetar do t’ju dëgjoj me vëmendje dhe do të marr vendime me maturi. Mitrovica do të bëhet qytet ku zejtarët nuk punojnë për mbijetesë, por zanatin e tyre do ta ushtrojnë me krenari. #PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark