×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Foto e rrallë | 22 vite më parë kur festonin bashkë Thaçi, Limaj, Selimi e Grabovci

    Insajderi
    12 January 2023 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrjetin social “facebook” sot është publikuar një fotografi e rrallë. Protagonistë janë ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi e Adem Grabovci.

    Fotografia në fjalë është e vjetër mbi dy dekada, përkatësisht e shkrepur 22 vite më parë më Kleçkë.

    “Kleçkë, 2001. Atëherë dhe tash, UÇK-ja gjithmonë na bashkon. #UÇK 👍“, ka shkruar miku i tyre, Hektor Beqiri krahas fotografisë.

    Kujtojmë se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është parë nën shoqërinë e disa figurave kyqe të PDK’së para pak ditësh. Në një darkë të madhe shihet Limaj bashkë me disa ish zyrtarë të PDK’së.

    I larguari i dikurshëm nga PDK-ja, Limaj, ka krijuar afërsi të madhe kohëve të fundit me gardën e vjetër të partisë.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se Limaj është i preferuari i gardës së vjetër për të kandiduar për kryetar të PDK’së, në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark