Insajderi
Showbiz

FOTO/ Jennifer Lopez mahnit me trupin e tonifikuar në bikini të bardha

Insajderi
26 May 2026 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FOTO/ Jennifer Lopez mahnit me trupin e tonifikuar në bikini të bardha
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jennifer Lopez, ka tërhequr vëmendjen teksa është shfaqur me bikini të bardha gjatë një feste në pishinë për Memorial Day, ku ka treguar fizikun e saj të tonifikuar dhe ka kaluar kohë me familjen e saj në një vilë luksoze.

Ajo u pa duke shijuar diellin, duke pirë koktej dhe duke pozuar pranë pishinës.

Këngëtarja ndau momente nga festa edhe në Instagram, duke shkruar se po e kalon ditën me njerëzit që do, ndërsa uroi ndjekësit për Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), shkruan DailyMail.

Në disa fotogafi ajo shfaqet edhe me binjakët e saj, Max dhe Emme, duke e kthyer festën në një moment familjar.

Lopez gjithashtu tërhoqi vëmendje me pamjen e saj elegante, duke kaluar nga bikini te një fustan i bardhë veror, ndërsa shijonte relaksin dhe rrezet e diellit në ambientin luksoz.

Postimi i saj u bë viral, duke rikthyer edhe diskutimet për stilin dhe format e saj që vazhdojnë të mbeten në formë edhe pas dekadash në industrinë e muzikës dhe filmit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark