×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Foto që e shfaqin Gani Jakupin të ekzaltuar në prani të pushtetarëve

    Insajderi
    21 November 2023 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gani Jakupi ishte kryelajm tërë ditën e martë nëpër media. Jo për shkak të vlerave artistike, por për shkak të pagës së tij prej 7,500 eurosh në muaj nga buxheti i shtetit. Jakupi është parë nëpër ekspozita të ndryshme me pushtetarët, por edhe duke mbrojtur ata fuqishëm në rrjetet sociale.

    Jakupi s’e ka fshehur afërsinë që ka me akterë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka ndarë fotografi me anëtarë të kryesisë e me vetë kryetarin e kësaj partie.

    Jakupi në janar të këtij viti, bashkë me trupin diplomatik të Konsullatës së Kosovës në Strasburg kishte pritur Konjufcën me delegacion. Ai ishte i ftuar ta prezantonte një roman të tij të titulluar “Kthimi në Kosovë”.

    “Arti dhe politika mund të jenë edhe argëtuese”, kishte mbishkruar në fotografinë miqësore që kishte shpërndarë Jakupi, me kryekuvendarin Glauk Konjufca.

    Jakupi afërsi të madhe kishte edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ky i fundit tregonte se si veprat artistike të Gani Jakupit i ndihmuan ta kuptonte jetën e popullit të Kosovës.

    “Ganiun fillimit e kam lexuar, e pastaj e kam takuar. I sapo liruar nga burgu dhe në kërkim të njohurive, për kohën që s’isha as në Kosovë dhe as i lirë vepra e tij mbresëlënëse “imazhi i fundit” (kthimi në Kosovë) , më funskioni aq mirë si kompenzim, duke më lënë të kuptoj gjendjen shpirtërore dhe përvojat jetësore të popullit tonë në Kosovën e lirë gjatë verës dhe vjeshtë së vitit 1999″, kishte shkruar Kurti gjatë 2021-tës, duke ia bashkëngjitur një fotografi të tij, bashkëshortes dhe Gani Jakupit.

    Jakupi ka bërë “kthimin e madh” në Kosovë në peizazhin mediatik. Për të përgjatë së martës u raportua se në cilësinë e ekspertit, ai do t’ia gërryejë buxhetit të Kosovës 90 mijë euro vetëm për një vit.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës ka nënshkruar kontratë ta paguajë 7500 euro në muaj Gani Jakupin, si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’.

    Nga përshkrimet online që i bëhen z.Jakupi, referencën më të shpeshtë rreth tij, mund ta gjeni të përmbledhur kështu: ‘ai është një artist shumë-dimensional’.

    I njëjti person që do merr pagë prej 7500 euro, para tre viteve në një intervistë kishte thënë se politika e Kosovës para ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë si biznes familjar.

    “Në Kosovën nuk jam interesuar për një arsye të thjeshtë. Deri me paraqitjen e VV-së ka qenë gjithmonë si ‘family business’. Politika ka qenë si ‘family business’. Janë marrë vesh ndërmjet vete qysh po i ndajmë gjërat, cila mu e cila ty, kush më shumë e kush më pak. Nuk po bëjë propagandë për VV-në. Por besoj është shumë e shëndetshme, jo vetëm për Kosovën“, kishte deklaruar ai për DESKUN në KTV në vitin 2020.

    Madje ai kishe këshilluar se si të ‘kritikohet’ VV-ja.

    “Në njëfarë mënyre i kanë sha sa kanë mujt VV-në e tash duhet të bëjnë edhe politikë ama politikë të vërtetë. Është shumë mirë me e kritiku VV-në, por duhet argumente, duhet të jetë kritikë e vërtetë, e jo vetëm me sha e fye”, kishe pohuar ai po në atë intervistë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark