×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Fotografi i njohur që u bë ‘ambasador’ i specieve dhe bukurive të rralla në Kosovë

    Insajderi
    25 January 2022 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fiksimi pas fotografisë sjell sa diçka të bukur aq edhe të veçantë duke na njohur me të pazakontën.

    “Wildlife photography” është mjeshtria e fotografit të njohur kosovar, Arian Mavriqi, i cili pavarësisht neglizhencës nga njerëzit për këto specie vazhdon t’i qëndrojë besnik bukurisë që “vargëzojnë” ato për sytë e njeriut dhe kontributin e diversitetit shtazor në faunën si vlerë kombëtare.

    “Kryesisht në fokus kam, pra shtazët e egra edhe shpezët shtegtarë e jo shtegtarë gjithandej territorit të Kosovës e Shqiperisë, po edhe gjithkund ku paraqitet nevoja dhe mundësia shkojmë për të dokumentuar, fotografuar lloje të ndryshme të kafshëve deri në detajet më të vogla”, tha Arian Mavriqi, fotografi i specieve të rralla në Kosovë për Insajderin

    Ani pse Mavriqi e filloi këtë si pasion përkrahur nga dëshira e tij si fëmijë për specie të vecanta, më vonë kjo u kthye në një punë të përzemërt që mund të vërehet nga fotografitë e veçanta të këtij zhanri të rrallë e sidomos në Kosovë.

    “Nga viti 2013 kam filluar të merrem me promovimin e botës së eger si fëmijë e kam dasht shumë  hulumtimin në natyre por, atë kohë s’kisha mundësi t’i pasqyrojë speciet, mandej mu dha mundësia në vitin 2013 të rifilloj pasionin, të postoj fotgrafi dhe nga aty e pash që populli jonë nuk e kishte idenë më të vogël për këto speciev që i kemi prezente në Kosovë”, shtoi ai për Gazetën Insajderi

    Angazhimi mbi fotografimin e specieve të ndryshme ka bërë që të jetë formë reklamimi për pasurinë kombëtarë që shteti i Kosovës posedon, pasi sipas ambasadorit të këtij zhanri, kjo ka ndikuar pozitivisht në njohjen e vendeve turistike në Kosovë e Ballkan perendimor edhe nga shtetas të tjerë.

    “Kemi ndikuar mjaft pozitivisht në promovimin e Kosovës si shtet, shumë fotografi edhe video që kemi postuar në rrjete sociale kanë ndikuar që kolegët tanë fotograf të botës së egër kanë shprehur interesimin  të vijnë në Kosovë e Shqipëri ta fotografojnë, sidomos Ligatinën e Hencit, Lagunen e Karavastas në Shqipëri, Lagunen e  Nartes, Liqenin e Badovcit, mund të them edhe një interesim të jashtëzakonshem dhe për komunën e Kamenicës për lumin atje për  shkak të specieve të veçanta që janë atje”, vazhdoi tutje Mavriqi

    Nga një perspektivë e parë kjo mund të tingëlloi si punë e çfarëdoshme, sepse fotografinë mund ta bëjë gjithësecili nga ne, por, kur flasim për definicioin e dytë të këtij zhanri  ku përfshihen njohuria, durimi dhe fati, kjo punë fillon të bëhet sfiduese.

    Kështu pohon edhe fotografi i njohur Kosovar, duke treguar për përkushtimin që merr qoftë edhe vetëm një fotografi.

    “Gjithmonë duhet pasur parasysh ku ki me shku , sa larg vendbanimeve për cilin lloj të kafshëve bëhet fjalë, pra, krejt kjo është me rëndësi për me e ditë paraprakisht ka ndodh deri në tre ditë ku ishte rasti i xhirimit të njëlloj Gjeraqines së Shkurtes që i themi , pra deri në tre ditë  kemi qëndruar në të njejitin vend”, tha fotografi kosovar.

    Dashuria ndaj fotografisë  të botës së egër ka sjellë shpeshherë edhe elemente emotive tek njerëzit e tjerë, rast që shpjegohet edhe nga vetë Mavriqi, për ndikimin në armiqtë e wildlife photography, gjahtarët.

     “Kur nëpërmjet promovimit të këtyre fotografive të këtyre videove kisha një mesazh nga një gjahtar, duke e parë punën tënde ditë më parë kisha në shënjestër një kaproll, nuk e gjuajta nuk e vrajta sepse më erdhi turp  kur mu kujtuan postimet e tua videot e tua qe ti i sjelle nuk arrita, nuk mujta me gjujt në kafshën në fjalë” , përfundoi Mavriqi për Gazetën Insajderi

    Në anën tjetër përpos postimeve të vazhdueshme që Mavriqi bënë në profilin e tij në facebook, ai gjithashtu publikon foto e video të specieve nga më të rrallat në grupin “Wildelife-Albanian Photographers”.

    Grup ky ku publikohen edhe shkrime kushtuar vetdijësimit mbi botën e egër edhe kujdesit ndaj tyre.   

    Në vazhdim ndiqni intervistën me fotografin, Arian Mavriqi

          

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark