Në një libër të publikuar së fundmi, të titulluar “Ngritja e Hitlerit”, janë publikuar një seri me foto që thuhet se diktatori gjerman, Adolf Hitler tentoi t’i mbante larg syve të botës.
Mes tyre fotot e tij me lederhosen si një bavarez apo me kimono.
Por më interesante mbeten fotot e bëra nga Hitleri kur ishte 34 vjeç. Ishte viti 1924 dhe Hitleri ishte i etur për të marrë pushtetin. Ai bënte prova për fjalimet e tij.