Franca e Gjermania kërkojnë rishikimin e marrëveshjes Schengen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Franca e Gjermania kërkojnë rishikimin e marrëveshjes Schengen

    Insajderi
    23 February 2017 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar  Komisionit Evropian rishikimin e marrëveshjes së Schengenit.

    Të dyja vendet, anëtare të Bashkimit Evropian, nëpërmjet një letre publike të drejtuar mediave, e  kanë argumentuar kërkesën e tyre me shtimin e kërcënime terroriste që kërcënojnë rendin publik dhe sigurinë e brendshme.

    “Kërcënimi i vazhdueshëm terrorist dhe efikasiteti i kontrolleve aktuale në kufijtë e brendshëm tregojnë domosdoshmërinë për rishikimin të Kodit të Kufijve Schengen në rast kërcënimi serioz për rendin publik apo sigurinë e brendshme”, shkruajnë dy ministrat e brendshëm Thomas de Maizière dhe Bruno Le Roux.

    Kërkesa për rishikim të kodit Schengen i është drejtuar zëvendëspresidentit të parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans, dhe kolegëve të tij përgjegjës për Migracionin dhe Sigurinë, respektivisht Dimitris Avramopoulos dhe Julian King.

    Të dyja vendet kanë kërkuar gjithashtu se masat e kontrolleve jashtë periudhës së emergjencës të jenë më fleksibil.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark