Ashtu edhe siç pritej, finalja basketbollistike e Lojërave Olimpike i ka takuar amerikanëve.
Yjet e NBA e kanë bërë detyrën, duke mposhtur pa ndonjë problem të madh, nikoqirin e Olimpiadës, Francën, me rezultat 98-87.
Basketbollisti më i dalluar i kësaj përballje ishte Stephen Curry me 24 pikë, që të gjitha tre-pikëshe.
1-shi amerikan u ndihmua nga Kevin Durant e Devin Booker që realizuan nga 15 e Lebron James 14.
Nga ana tjetër më së shumti pikë në ndeshje shënoi francezi i San Antonio Spurs, Victor Wembanyama, 26 sosh.
Amerikanët çerekun e parë e fituan me rezultat 20-15 kurse të dytin 29-26 për të shkuar në pushim me tetë pikë diferencë, 49-41, njofton Klankosova.tv
Të vetmen periudhë që francezët arritën ta kalojnë kundërshtarin, ishte e treta, 25-23. Megjithatë pretendimi për të bërë diçka më shumë, ishte thuajse i pamundur, pasi ShBA-të ngriteshin menjëherë në rezultat. Edhe çerekun e fundit e fituan amerikanët 26-21.
Që nga fillimi i Lojërave Olimpike “Paris 2024” e deri në fund, vetëm një emër përmendej për medaljen e artë, ShbA, të cilët triumfuan në të dyja kategoritë (meshkuj dhe femra).