Pasi u dënuan tre huliganë rusë, një grup tjetër prej 20 simpatizuesve rusë të futbollit janë dëbuar nga Franca, duke udhëtuar me aeroplan për në Moskë, pasi autoritetet franceze i kanë akuzuar ata për përfshirje në huliganizëm.
Këta 20 vetë ishin pjesë e një grupi më të madh të rusëve që të martën ishin arrestuar nga autoritetet e Francës, pas dhunës lidhur me ndeshjen e futbollit të së shtunës ndërmjet Rusisë e Anglisë, që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, raporton AP nga Parisi.
Tre simpatizues të tjerë janë dënuar për shkelje lidhur me dhunë dhe janë dënuar me burg në kohëzgjatje prej një dhe dy vjetësh.
Ata kanë shkaktuar trazira në qytetin e Marsejës për katër ditë me radhë, duke sulmuar tifozët e skuadrës kombëtare të Anglisë. /Insajderi.com