Franca kërkon në veçanti nga Kurti që ta pranojë propozimin e Borrellit për targat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Franca kërkon në veçanti nga Kurti që ta pranojë propozimin e Borrellit për targat

    Insajderi
    22 November 2022 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franca ka reaguar pas dështimit për arritjen e një marrëveshje në Bruksel mes Kosovës e Serbisë. Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot i ka kërkuar Kurtit që të pranojë propozimin e BE-së për targat.

    Ai ka shprehur keqardhje që marrëveshja s’është arritur.

    “Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ajo i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Europian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Ai u kërkon të dyja palëve – dhe në veçanti Kosovës – të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Europian”, ka shkruar ai në Twitter.

    https://twitter.com/Olivier_Guerot/status/1595051753468481536

    Po ashtu, ai tha se Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin e BE-së, por tha se ajo duhet ta bëjë të mundur përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të ecur përpara drejt një perspektive europiane të të dyja vendeve.

    Gjithashtu, ambasadori francez tha se duhet të zbatohet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Ajo [Franca] nxit palët që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vijim në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura tashmë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark