×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti pret korrigjim të gabimit nga Borrell, por nuk ka kontaktuar më me të

    Insajderi
    22 November 2022 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gati 24 orë pas takimeve në Bruksel që përfunduan pa ndonjë zgjidhje për situatën e krijuar rreth targave, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell nuk kanë pasur më komunikim. Ata nuk janë dëgjuar me mes veti as pas shtyrjes prej 48 orësh që Kurti i bëri masës së gjobave me kërkesën e ShBA-së. Të dy këta kanë akuzuar njëri-tjetrin për neglizhencë të çështjeve të mëdha, por a dihet se kur do të jetë rikthimi në tryezën e bisedimeve?

    Pas tetë orësh bisedime në Bruksel në mes të Kryeministrit Albin Kurti, Presidentit Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, gjithçka përfundoi pa marrëveshje.

    Takimin e kishte bërë kaq të gjatë urgjenca për gjetjen e një zgjidhjeje për targat para nisjes së shqiptimit të gjobave nga policia e Kosovës ndaj banorëve serb në veri për mos ndryshimin e tyre në RKS.

    Ndonëse gjithçka përfundoi pa dakordim mes palëve, shkruan Insjaderi.

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell doli në konferencë për media duke fajësuar Kosovën për mungesën e respektit ndaj dialogut.

    Fillimisht tha se u ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti.

    Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.

    “Mungesa e marrëveshjes sot nënkupton që ne duhet t’i bëjmë konkluzionet se si këto negociata po zhvillohen. Ne do t’i informojmë vendet anëtare, kolegët dhe partnerët tanë rreth sjelljeve të palëve dhe mungesën e respektit të palëve dhe më duhet ta them këtë posaçërisht për Kosovën”, tha ai.

    Një ditë pas këtyre zhvillimeve u deklarua edhe kryeministri Albin Kurti.

    Ai nga Shkupi ku mori pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022, tha se prej përfundimit të takimit nuk ka kontaktuar më me Borrell i cili sipas tij e braktisi porpozimin franko-gjerman dhe propozimin për për korrigjim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

    Kurti madje deklaroi se pret nga Borrelli korrigjim të gabimit.

    “Nuk është koha të flasim për shtyrje të tjera. Ne jemi optimist dhe besoj që korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm. Është gabim i madh që të braktiset biseda për korrigjim të marrëdhënieve e liderët të flasin e dakordohen për targa, për të cilat dorën në zemër as unë në Kosovë e as ai në Beograd nuk jemi personat përgjegjës”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

    Ndonëse nuk dihet se kur palët do të kthehen në tavolinën e bisedimeve, rreth cështjes së arritjes së marrëveshjes për korrigjim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, vetë Kurti ka përmendur muajin mars të vitit të ardhshëm si periudhën kur pritej që kjo të përfundoj.

    Zyrtarisht për afatin e arritjes së marrëveshjes foli si kalimthi të hënën kryeministri Albin Kurti nga Brukseli, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kurti para mediave tha se shpreson se BE do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Duke theksuar “se pas 8 orësh takime nuk kanë marrëveshje”.

    “Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.

    Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania”, deklaroi Kurti.

    “Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi…Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë…Shpresoj që BE ti rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark