Insajderi
Lajme

Franca: Kosova ta themelojë Asociacionin

Insajderi
21 October 2025 - 19:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Franca: Kosova ta themelojë Asociacionin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i Francës, ka kërkuar i themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk ka alternativë për normalizimin, i cili është thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë. Duhet respektuar zotimet e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë pasur pasoja negative për komunitetin serb dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë përfaaqësuesi francez.

 Përfaqësuesi i Francës ka thënë se është e papranueshme që 2 vjet pas sulmit terrorist në Banja autorët janë akoma të lirë.

“Është e papranueshme që, dy vjet pas sulmit, përgjegjësit të jenë ende të lirë”, ka thënë ai.

Tutje, Franca ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se veprimet e Qeverisë kishin pasoja negative për komunitetin serb.=


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark