Franca paraljmëron Rusinë se mund të akuzohet për krime lufte në Alepo – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Franca paraljmëron Rusinë se mund të akuzohet për krime lufte në Alepo

    Insajderi
    11 October 2016 - 00:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Rusia mund të përballet me akuzat për krime lufte, për shkak të bombardimeve të saj në Alepo të Sirisë.

    Hollande i tha televizionit francez se akuzat mund të iniciohen nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

    Ai po ashtu tha se mund të refuzojë të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili do të vizitojë Francën javën e ardhshme.

    Javën e kaluar, Rusia i ka vënë veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të hartuar nga Franca dhe Spanja, për ndalimin e bombardimeve në Alepo.

    Moska ka mohuar vazhdimisht se sulmon civilët, duke thënë se shënjestër e saj janë grupet terroriste në Siri.

    As Rusia, as Siria nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark