×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Francezët nuk e njohin shenjën ‘STOP’

    Insajderi
    22 February 2016 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shenja e komunikacionit ‘STOP’ është vetëm një pllakat me 4 shkronja në gjuhën angleze që francezët duket se nuk e njohin.

    Policia franceze instaloi një kamerë në një rrugë të kryqëzuar në jug të Parisit, e cila kishte shenjën ‘STOP’ dhe tani ka në shënjestër 517 vozitës të cilët e injoruan atë shenjë në një ditë të vetme.

    Ndoshta kjo për shkak se ‘STOP’ është një fjalë e vjetër angleze që shoferët francez kanë vështirësi t’ia kuptojnë konceptin, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”.

    Tani policia do të duhet të ndjek 517 vozitës të cilët janë kapur nga kamera gjatë një dite të cilët nuk janë ndaluar në shenjën ‘STOP’, në zonën e quajtur Essone në jug të Parisit.

    Kjo kamerë e trafikut, e para që është vendosur në Francë në shenjën ku detyrohet rreptësisht ndalimi, është duke u testuar në një kryqëzim famëkeq të rrugës që përdoret nga rreth 2.000 automjete në ditë, pas një seri aksidentesh duke përfshirë një fatalitet dhe një dëmtim të rëndë për një fëmijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark