Insajderi
Lajme

“Free Palestine”- Dikush vandalizon shtatoren e Bill Clintonit në Prishtinë

Insajderi
11 July 2024 - 15:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Free Palestine”- Dikush vandalizon shtatoren e Bill Clintonit në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtatorja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë është vandalizuar me mbishkrimin “Free Palestine”, slogan ky pro-palestinez.

Lajmin e ka bërë të ditur Agim Rexhepi nga Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ me anë të një postimi në ‘Facebook’.

I njëjti iu ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë që të identifikohet i dyshuari që vandalizoi shtatoren e ish-presidentit amerikan Clinton.

“Apel Institucioneve të siguris të gjindet personi apo grupi që ka shkarravit në shtatore e Presidentit Bill Clinton dhe të mirren masa ndaj tij/tyre”, ka shkruar ai.

“Textet e tilla nese shkruajn le ti bëjnë në vende tjera e jo në shtatore ngase efektet politiko-diplomatike jan shum të damshme…”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark