Trejsi Sejdini si e ftuar në emisionin e Roza Latit në mars të vitit të kaluar, na serviri një ‘freestyle’ – i cili vetëm tani u bë viral në Twitter, dhe jo në kuptimin e mirë të fjalës!
Një përdoruese e Twitter, Nazhier Smith, ka ndarë në Twitter, klipin e shkëputur të modeles, Trejsi Sejdini, ku ajo repon.
Që nga 26 tetori, tweet-i i përdorueses ka grumbulluar 535 komente dhe afër 4 mijë retweets.
Ndër qindra komente, është edhe ai i reperes ikonë, Missy Elliot. Reagimi i saj? Shumë sarkastik, sepse duket se nuk i pëlqeu.