×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Frika nga Koreja Veriore – lëshon satelit shkencor apo armë nukleare?

    Insajderi
    06 February 2016 - 21:08

    Plani i Koresë Veriore për të lëshuar një satelitë këtë të diele, ka shkaktuar zemërimin e vendeve fqinje dhe ka provokuar marrëdhëniet edhe ashtu jo stabile në rajon.

    Koreja Veriore planifikon të lëshojë një satelitë për observim të tokës diku në datat mes 7 dhe 14 shkurtit, ka thënë të shtunën ministri i mbrojtjes në qeverinë e Koresë Jugorë.

    Koreja Jugore e dënoi lëshimin e këtij sateliti, duke e quajtur si “kërcënim direkt ndaj komunitetit ndërkombëtar” dhe ka thënë se Koreja e Veriut do të paguajë çmim të rëndë nëse vendos të bëjë një gjë të tillë, raporton CNN.

    Po ashtu, edhe Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka kërkuar nga Koreja e Veriut që të mos e lëshojë këtë satelit, dhe ka treguar se kabineti i tij është duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë Jugore për të marrë sa më shumë informacion dhe të përgatisin një përgjigje në rast nevoje.

    Satelit apo raketë nukleare?

    Aktualisht, besohet se Koreja Veriore e ka një satelit në orbitë, të quajtur Këangmyongsong 3-2, edhe pse disa herë janë ngritur dyshime për funksionalitetin e saj, shkruan Inasjderi.

    Deri sa Koreja Veriore zotohet se programi i saj hapësirës është tërësisht paqësor, shumë njohes të marrëdhënieve ndërkombëtare mendojnë se e vërteta pas këtyre janë qëllimet ushtarake.

    Kjo sepse e njëjta teknologji që shfrytëzohet për të lëshuar satelit në orbitë mund të shfrytëzohet edhe për armë nukleare.

    Sipas një morie të ekspertëve, Koreja Veriore ka së paku disa dhjetëra apo edhe deri në 100 armë nukleare.

     

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark