Fronti Kombëtar Francez humbë përkrahjen financiare ruse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fronti Kombëtar Francez humbë përkrahjen financiare ruse

    Insajderi
    22 December 2016 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fronti Kombëtar Francez (FN) ka problem që të mbledhë fonde prej 20 milionë eurosh të cilat i ka të nevojshme për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm, ka thënë sekretari i thesarit të kësaj partie për “Bloomberg News”.

    “Banka e Parë Çeke e Rusisë” me seli në Moskë në vitin 2014 i ka dhënë hua kësaj partie të ekstremit të djathtë, 9 milionë euro, mirëpo Banka Qendrore ruse ia ka marrë asaj licencën në muajin korrik.

    Në një intervistë që është publikuar më 22 dhjetor, sekretari për thesari i Frontit Kombëtar francez, Wallerand de Saint Just i ka thënë “Bloombergut” se partia po kërkon për përkrahës të rinj financiar.

    “Humbja e Bankës së Parë Çeke të Rusisë ka qenë goditje e rëndë për ne”, ka thënë Saint Just.

    “Huaja ruse ka qenë burim stabil. Tani, ne ende po kërkojmë për hua të reja”, ka thënë më tej ai.

    Saint Just ka thënë ata po kërkojnë për hua nëpër shtete të tjera, përfshirë Rusinë sepse bankat franceze po refuzojnë të financojnë partinë.

    Sondazhet tregojnë se liderja e Frontit Kombëtar, Marie Le Pen është kandidatja e dytë e preferuar e francezëve për tu bërë president.

    Zgjedhjet me dy raunde priten të mbahen në muajin prill dhe maj, ndërsa në muajin qershor francezët do i kthehen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark