Insajderi
Biznes

Frutex në Panairin “International Food & Drink Event 2022”

Insajderi
22 March 2022 - 20:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Frutex në Panairin “International Food & Drink Event 2022”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas pjesëmarrjes së suksesshme në panairet “Gul Food – Dubai”, “Food Expo – Greqi”, kompania Frutex po merr pjesë edhe në panairin “IFE – London ExCel” në Angli.

Shtrirja e brendeve Golden Eagle, Relax dhe Natural100% në Angli po rritet çdo ditë e më shumë e këtë e dëshmon më së miri rritja e prezencës atje në krahasim me vitin që lam pas, ku këtë vit kompania Frutex me brendet e saj ka pasur rritje mbi 50%.

Me anë të këtij panairi kompania Frutex ka për qëllim gjetjen e tregjeve të reja në europë dhe botë. E rikujtojmë që kompania Frutex deri tash është prezent në rreth 30 vende të Evropes, Amerikës, Azisë dhe Australisë. Pjesëmarrja në këtë panair u mundësua nga Ministria e Tregtisë dhe KIESA.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark