Kandidati i AKR-së, Gëzim Mehmeti ka marrë një votë më shumë në fshatin ku ka lindur kandidati I LVV, Arben Vitia.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, banorët e fshatit Marefc të Prishtinës e kanë votuar më së shumti Gëzim Mehmetin e AKR-së. Ai në fshatin e lindjes së liderit të tij të partisë, Behgjet Pacolli arriti të marrë 34 vota.
E Arben Vitia në fshatin e tij të lindjes e mori një votë më pak se kundërkandidati i tij nga AKR-ja. Vitia ishte i përzgjedhuri i vetëm 33 banorëve.
Ndërkaq, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori 28 vota, i pasuar nga Uran Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës me 21 vota.
Ndërsa, Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mori vetëm 16 vota./Insajderi.org/