Fshati zviceran që zgjodhi të pranojë gjobë në vend të refugjatëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fshati zviceran që zgjodhi të pranojë gjobë në vend të refugjatëve

    Insajderi
    30 May 2016 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga fshatrat më të pasura në Evropë ka vendosur që të paguaj dënim prej 290 mijë frangash dhe të mos pranojë refugjatë bazuar në kuotën e vendosur nga shteti.

    Banorët e fshatit piktoresk Oberil-Lieli kanë thënë se ata kanë votuar kundër në referendumin për të parë nëse ata dëshirojnë të pranojnë refugjatë në këtë fshat.

    Sipas tyre, refugjatët nuk do të mund të ambientoheshin në këtë vend, shkruan The Telegraph.

    Një vendim i tillë vjen pas vendimit të shtetit të Zvicrës për të lejuar rreth 50 mijë azilkërkues në vend.

    Në këtë fshat jetojnë rreth 300 milionerë.  Vendimi i tyre ka ngjallur debat dhe ata po akuzohen për racizëm./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark