×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK afër blerjes së sistemit anti-tank Javeline, konfimohet nga DASH

    Insajderi
    12 February 2024 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është shprehur ‘i gëzuar’ pasi DASH konfirmoi se ka përfunduar përiudha prej 30 ditësh pas njoftimit të kongresit të SHBA’ve rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemin anti- tank Javeline.

    Ministri Maqedonci bëri të ditur se shumë shpjetë FSK do të pajiset me këtë sistem, shkruan Insajderi.

    “I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë” ka shkruar ministri në Facebook.

    Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen.

    “Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”, shkruan tutje ministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark