FSK demoloi 36 mjete shpërthyese – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK demoloi 36 mjete shpërthyese

    Insajderi
    04 April 2017 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën ndërkombëtare  “Pa Mina” FSK-ja demoloi 36 mjete shpërthyese të grumbulluara në tërë territorin e Kosovës. Ky operacion u përcoll edhe nga ekipet e specializuara të KFOR-it dhe përfaqësues të ministrisë së FSK-së.

    Njësitet e deminimit të FSK-së në bashkëpunim me njësitet e specializuara të KFOR-it dhe policinë e Kosovës, kanë bërë sot deminimin e kontrolluar të mjeteve shpërthyese të gjendura në zonat e minuara në territorin e Kosovës.

    Operacioni i sotëm u përcoll edhe nga trupat e KFOR-it dhe zëvendësministri i FSK -së Muhamet Latifi i cili tha se, Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të pajisura me mjete të sofistikuara për të operuar në terren.

    Me gjithë potencialin njerëzor dhe teknik, Kosovës ende i duhet kohë që të ketë një teren të pastër nga mjetet shpërthyese. Kjo mund të ndodh vetëm pas tetë vitesh tha Ahmet Sollova, shef i zyrës së koordinimit të FSK-së.

    Njësitet e deminimit të FSK-së dhe Policia e Kosovës kanë prezantuar sot edhe pajisjet më të reja të deminimit, njofton rtk.

    Që nga viti 1999-të janë kontrolluar 4520 zona të rrezikshme, ndërsa nga mjete shpërthyese Kosova ka pasur 117-të viktima dhe 450 të lënduar. Gjatë këtij viti janë mbajtur takime vetëdijesimi më shumë nxënës të shkollave të Kosovës, përfshirë edhe ato të komunitetit serb.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark